Flash News

KRYESORE

Genc Ruli tregon pse u tërhoq nga kandidimi: Vendim i marrë me kohë...

Genc Ruli tregon pse u tërhoq nga kandidimi: Vendim i marrë me

Ish-deputeti i PD-së, Genc Ruli ka treguar për herë të parë përse mori vendimin për të mos kandiduar më për postin e deputetit. Në emisionin ‘360gradë’ në Ora News, Ruli theksoi se ky vendim ishte marrë një vit e gjysmë më përpara zgjedhjeve dhe kjo për shkak të ‘sëmundjes së politikës’.

“Largimi është kuptuar që në pasivitetin tim në Parlament që 1 vit e gjysmë përpara zgjedhjeve. Nuk besoj se kishte të bënte as me atë intuitën afatshkurtër, unë sëmundjen e politikës e kisha ndjerë me kohë”, tha Ruli.

Ish-ministri Bujqësisë foli edhe për situatën në PD, të cilën e ka konsideruar të sfilitur moralisht, numerikisht dhe politikisht. Sipas Rulit, problemi i PD-së është problem i politikës shqiptare në tërësi, e cila vitet e fundit po sundohet nga establishmenti.

“Problemi në PD është problemi që po shfaq politika shqiptare në këto vitet e fundit, me disa veçori të tjera. Ajo që po ndodh në politikën shqiptare është depolitizomi i demokracisë. Po krijohet establishmenti, i cili po mban pushtetin. Politikë, pronarë mediesh, biznesmenë, të cilët nuk kanë fe ku të pajtohen, por pajtohen te pushteti. E dyta është se demokracinë në Shqipëri po e zhvillojnë partitë që nuk kanë bërë asnjë hap përpara në demokracinë e brendshme. Dhe e fundit është mosbesimi i elektoratit te politika. PD ka një gjendje traumash kronike të shkaktuara që në 2013-ën dhe të trashëguar në 2017. PD është sot parti e sfilitur moralisht, politikisht dhe numerikisht”, ka deklaruar Ruli.

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Astrit Patozi: U ka dhënë hakun të dy strategëve të 18 majit

Të fundit