Flash News

KRYESORE

Gënjeshtra ndaj Metës, Kryemadhi sqaron të vërtetën për djegien e mandateve

Gënjeshtra ndaj Metës, Kryemadhi sqaron të vërtetën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se u gënjye për djegien mandateve.

Ajo tregoi se në mbledhjen e kryesisë propozoi që vetëm ajo ta digjte mandatin, por vendimi i saj u pasua dhe nga deputetët e tjerë për shkak të ngjarjeve të ndryshme në vend.

“Ajo ka të bëjë me sesi e quan ai. Unë po i bie shkurt. Në mbledhjen e grupit parlamentar unë propozova që vetëm kryetarja e LSI-së të djegë mandatin. Ish-ministri Naço tha se ç‘kuptim ka mandati im si deputet kur unë kam kërkuar mbi 4 herë ministren e financave në interpelancë dhe ajo ka gënjyer 5 herë dhe nuk ka ardhur një përgjigje deputetëve të parlamentit në bazë të ligjit dhe të rregullores së Parlamentit për çështjen e buxhetit të Bashkisë së Skraparit.”, tha Kryemadhi në emisionin “Java” në RTSH, duke shtuar se kjo solli më pas dorëzimin e mandateve nga të gjithë deputetët e LSI-së.

Të fundit