Flash News

KRYESORE

Gent Cakaj: 350 pasaporta diplomatike kundër ligjit, i shpallim të pavlefshme

Gent Cakaj: 350 pasaporta diplomatike kundër ligjit, i shpallim të

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka paralajmëruar ndryshimin e vkm-së për pajisjen me pasaportë diplomatike, në kuadër të një procesi që synon forcimin e pasaportës shqiptare në botë. Në konferencën nga selia e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj theksoi se aktualisht janë 350 pasaporta diplomatike që janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

“Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike në krahasim me vendet e fuqishme evropiane. Sot ka më shumë se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike në shpërputhje me ligjin dhe që dalin e hyjnë në kufi si personalitete të larta”, tha ministri në detyrë.

Sipas Cakajt, këta persona janë ish-deputetë, gjykatës që nuk e kanë kaluar vetting-un dhe deri te shoqërues të personave të njohur në Shqipëri. Ai paralajmëroi shpalljen të pavlefshme të këtyre pasaportave.

“I ftoj të gjithë publikisht që të bëjnë dorëzimin e pasaportës diplomatike sepse pasaporta e tyre do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme”, tha Cakaj.

Të fundit