Flash News

KRYESORE

Gentian Zenelaj ndryshe nga kolegët e tij, ironizon Erion Veliajn: Jam në skenën e krimit, mobilizo forcat bashkiake

Ndryshe nga shumë kolegë të tij aktorë që kanë zgjedhur të mbështesin propagandën, Gentian Zenalaj e ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Zenelaj ka fotografuar një arkë me produkte fshati dhe bazuar në kriteret e Veliajt, e konsideron atë një skenë krimi. Ai i bën ‘thirrje’ kryebashkiakut që të mobilizojë forcat bashkiake, që paguhen me taksat tona, për të bërë të mundur kapjen e kriminelit.

Reagimi i Gentian Zenelajt:

Lali ERI....Një skenë krimi....te zona e 11 Janarit...me thanë që krimineli ndihmohet nga banorët përreth që të fshihet...por unë mendoj që po të mobilizosh forcat bashkiake që paguhen me taksat tona dhe ti bësh një krehje të mirë zonës them qe krimineli mund të kapet..por mos harro me të rëndësishmen...3 policë bashkiakë duhet të shkojnë patjetër në vendngjarje..sepse 2 shkruajnē gjobēn dhe i treti bën foto me celular skenës së krimit.

Të fundit