Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
George R.R. Martin reagon ndaj finales së "Game of Thrones", thotë se në libër fundi do të jetë ndryshe
George R.R Martin ka thyer heshtjen e tij për finalen e "Game of Thrines", duke falënderuar krijuesit e këtij show fantastik, David Benioff dhe Dan Weiss. Ai ka lënë të kuptohet se librat e tij të ardhshëm do të jenë të ndryshëm.
Për të gjithë ata që se dinë, George R.R Martin është autori i novelës "Song of Ice and Fire" , i cili deri tani ka publikuar 5 vëllime. Në reagimin e tij, Martin shkruan se finalja e GoT, nuk është "Fundi" që ai ka në mendjen e tij.
Martin falënderon shumë njerëz lidhur me këtë shfaqje, duke përfshirë:
"David Benioff, Dan Weiss, Bryan Cogman dhe natyrisht ekipin e madh të HBO, kryesuar nga Richard Plepler. Dhe "Game of Thrones" nuk do të kishte qenë kjo që u bë. Shumica e rrjeteve të tjera, kjo seri kurrë nuk bëhet fare. "
Sa për librat e tij të ardhshëm, ai shtoi:
"The Winds of Winter" (Erërat e Dimrit) është shumë vonë, e di, por do të bëhet. Nuk do të them se kur, por do ta përfundoj dhe më pastaj do të vijë "A Dream of Spring" (Ëndrra e Pranverës).
Si do të përfundojë? Dëgjoj njerëzit teksa më pyesin. Fundi i Njëjtë si në shfaqje? Ndryshe? Epo.....po. Dhe jo. Dhe po. Dhe jo. Dhe po. Dhe jo. Dhe po. Unë jam duke punuar në një medium shumë ndryshe nga David dhe Dan, këtë mos e harroni kurrë.
Ata kishin 6 orë për këtë sezon final. Unë pres që dy librat e fundit të mbushin 3000 faqe dorëshkrim. Dhe nëse nevojitën më shumë faqe dhe kapitu, e skena, do t`i shtoj.
Plus, Martin vuri në dukje se ka shumë karaktere të vogla që ai ka prezantuar gjatë viteve që nuk ishin në shfaqje, që ende kanë role për të luajtur në romanet e tij:
Nëse asgjë tjetër, lexuesit do të mësojnë se çfarë ndodhi me Jeyne Poole, Lady Stoneheart, Penny-n dhe derrkucin e saj, Skahaz Shavepate, Arianne Martell, Darkstar, Victarion Greyjoy, Ser Garlan Gallant, Aegon VI dhe një numër të madh personazhesh të tjerë, të mëdhenj e të vegjël. Personazhe të cilët shikuesit e shfaqjes nuk patën kurrë mundësinë t`i takonin.
Dhe po, do të ketë njëbrirësh. Libri apo shfaqja, cili do të jetë "fundi i vërtetë"? Është ende një pyetje pa kuptim...
Reagimin e plotë të autorit të librave të "Song of Ice and Fire" mund ta lexoni në këtë link.