Gerard Depardieu flet për Putinin, Erdoganin, Edin dhe Aleksandrin e Serbisë

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Në Gjirokastër po xhirohen pjesë nga filmi “Milosheviçi dhe unë”. gjatë kësaj kohe ka njohur më mirë vendon tonë, ndërkohë që u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurtin, që pritet të formojë qeverinë e re në Kosovë.

Por Depardieu ka ngjallur shumë polemika në vendlindjen e tij. I pakënaqur me taksat në vend, ai vendosi që të largohej. në fillim iku në Belgjikë, por pastaj pranoi ofertën e bërë nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, e tani zotëron një pasaportë ruse.

“Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem i lirë. Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat”, tha aktori i famshëm francez për A2. .

Depardieu ka rezerva për mënyrën se si Rexhep Taip Erdogan po drejton Turqinë.

“Mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, por s’kam çfarë t’i bëj politikës. Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë” u shpreh francezi.