Flash News

KRYESORE

Gërdeci, Shkëlzen Berisha ngre padi të re ndaj autorit të librit dhe filmit “Qentë e luftës”

Gërdeci, Shkëlzen Berisha ngre padi të re ndaj autorit të

Avokati i djalit të ish-kryeministrit shqiptar ka kërkuar të rihapë çështjen mbi padinë e bërë prej tij ndaj autorit të librit  “Qentë e luftës”, që në vitin 2016 u përshtat edhe në film, ku flitet për furnizimin me armë të ushtrisë amerikane në Afganistan, ku përfshihet edhe tragjedia e Gërdecit.

“Courthouse News” shkruan se avokati Xhejzën Zoladz pretendon se Shkëlzen Berisha është akuzuar në mënyrë të padrejtë si i përfshirë në një marrëveshje korruptive për blerje armësh.

Ai i tha trupit gjykues se pretendimet mbi djalin e ish kryeministrit në librin e Gai Lauson të vitit 2015 “Qentë e luftës”, ishin të pavërteta.

“Lauson falsifikoi provat e përfshirjes së Shkëlzen Berishës me kompaninë kontraktore të mbrojtjes AEY Inc., duke shtrembëruar provat e pretendimeve të tij. Ai i kërkoi një kolegu, nëse mund të gënjente për provat e përfshirjes së Berishës, dhe shpiku detaje mbi korrupsionin mes Berishës dhe disa zyrtarëve qeveritarë në SHBA, pra me detaje imagjinare, duke përshkruar edhe deri edhe ngjyrën e makinave që ata përdorën, bashkë me targat”- tha Zoladz.

Shkëlzen Berisha paditi në vitin 2017 Lauzën, shtëpinë botuese “Simon & Schuster”, dhe studion kinemetografike “Incarcerated Entertainment” në gjykatën federale të Floridas, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh.

Të fundit