Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Getoari i prish sërish planet Marinës, moderatorja ngel pa emision
Në nisjen e sezonit të ri televiziv u përfol se Marina Vjollca u la jashtë emisioneve dhe ngeli pa emision. Por këto zëra shumë shpejt u mohuan kur doli lajmi se Marina do të prezantonte një emision të ri në "Tv Klan" që kishte të bënte me talentet e reja.
Por mesa duket, edhe ky projekt është anuluar dhe e gjitha kjo ka ndodhur për faj të bashkëshortit të saj, Getoarit.
Sipas “iconstyle.al”, Getoar Selimi do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakord me kushtet e vendosura nga reperi për të qenë pjesë e jurisë. Për këtë arsye, është anuluar krejtësisht projekti i ri dhe thënë thjesht, Marina ka mbetur pa emision!
Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi përflitet se edhe nga 'Procesi Sportiv' Marina u largua pikërisht për mungesën e dakordësisë së Getoarit me drejtorët e emisionit.