Flash News

KRYESORE

Getoari në telashe? Policia e shoqëron para dhe pas koncertit

Reperi i njohur nga Kosova, Getoar Selimi, mbrëmjen e djeshme është shoqëruar nga policia teksa po shkonte në koncert.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku ka treguar se ndodhet në makinën e policisë.

Në fillimi u mendua se Getoari ishte në telashe, por më vonë sipas asaj që thuhet në mediat kosovare, u zbulua se këngëtari ishte bërë vonë për në Koncert dhe policia e ka shoqëruar për të kontrolluar trafikun dhe për t'i liruar atij rrugën.

Kujtojmë se kohë më parë Getoari ka pasur disa problem me ligjin të cilat tashmë duket se janë qartësuar.

Të fundit