Flash News

KRYESORE

"Gëzuar dashuri", Urimi i Florit për Arilenën zgjon kureshtjen e fansave

Kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Arilena Ara shpesh kanë tërhequr vëmendjen e mediave për raportin e afërt dhe aludimet për një romancë mes tyre.

Ajo që i ka shtuar akoma më shumë këro zëra ka qenë një urim i Florit, kushtuar Arilenës në ditën e saj të lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Flori bashkangjitur fotos me Arilenën ku shfaqet duke e puthur në faqe.

Ndonëse kjo foto mund të shkaktojë mjaft kureshtje tek ndjekësit, Arilena dhe Flori kanë zgjedhur të mos shtojnë asnjë detaj tjetër.

Kujtojmë se dyshja ka sjellë disa projekte muzikore, si ‘Nallane’ apo ‘Doja’, të cilat janë kthyer menjëherë në hite pas publikimit të tyre.

[caption id="attachment_399083" align="alignleft" width="225"] Flori Mumajesi dhe Arilena Ara[/caption]

Të fundit