Flash News

KRYESORE

Gianni Infantino zgjidhet sërish në krye të FIFA-s deri në 2023

Gianni Infantino zgjidhet sërish në krye të FIFA-s deri në

Gianni Infantino rizgjidhet sërish në krye të FIFA-s. Ai mori më shumë vota në Kongresin e 69 të këtij institucioni që u zhvillua në Paris. Infantino e mori për herë të parë drejtimin e institucionit numër 1 të futbollit botëror në vitin 2016, pas largimit të Sepp Blatter. Ai ishte kandidatura e vetme në këto zgjedhje, duke fituar kështu një mandat të dytë 4-vjeçar, deri në vitin 2023.

Infantino u shpreh se Botërori i vitit 2026 do të jetë një turne me 48 skuadra. Ndërkohë, FIFA bëri edhe bilancin e saj për vitin 2018, duke bërë të ditur se siguroi të ardhura prej 6.4 miliardë dollarësh, 85% e të cilave janë investuar për futbollin.

Të fundit