KRYESORE

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të

Modelja e "Victoria Secret", Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gigi me anë të një fotoje të postuar në Instagram.

“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Jemi kaq shumë të dashuruar”, shkruan ajo.

Ndërkohë,  Zayn e ka ndarë këtë moment me fansat e tij dhe shkruan se dashuria për të është përtej asaj që mund të kuptohet.

“Vogëlushja jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur.Të shpreh më fjalë atë që ndiej tani është e pamunduar. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej cdo gjëje. Mirënjohës për njohjen me të, krenar që e quaj timen dhe falenderues për jetën që do të kemi së bashku”, shkruan këngëtari.

Çifti ende nuk e kanë zbuluar emrin e vogëlushes.

Ditari politik

Të fundit