Flash News

KRYESORE

Gigi Hadid e bezdisur: Na lini të qetë!

Modelja bukuroshe Gigi Hadid është ndjerë e bezdisur nga thashethemet e shumta për të dhe për të dashurin e saj.

Pas ndarjes nga Zayn Malik , dyshja janë rikthyer më të dashuruar se kurrë. Por fansat mendojnë se ky bashkim është thjesht për marketing dhe marrëdhënia e tyre nuk është e vërtetë. Duket se këto fjalë e kanë lodhur modelen duke e detyruar të reagojë nëpërmjet një postimi në “Twitter” ku ju kërkon atyre të ndalojnë së foluri.

“Ju vazhdimisht më etiketoni në postime të reja çdo ditë. Ju lutem mjaft. Kjo është një gjë negative, nuk kam më nerva aq të forta. Jashtë është një botë e bukur dhe në vend që të dilni dhe ta shijoni, shtrembëroni një lidhje mes dy personave që në të vërtetë as nuk e shihni 99% të saj. Energjia që ju vendosni në këtë nuk i shërben jetës tuaj në asnjë mënyrë. Nuk më duhet ai që të më ndjek, sytë e mi janë tatuazh në gjoksin e tij. Nuk ka asgjë për t’u zbuluar. Unë postoj foto të të dashurit tim si gjithë të tjerët sa herë që ai më mbështet apo unë e mbështes atë”, është shprehur Gigi.

Të fundit