Gilman Bakalli në Pedonalen e Shkodrës. Bashkia e përkujton me mjetin e tij të dashur

Biçiketa është një prej simboleve të Shkodrës. Edhe Gilman Bakalli, studies, pedagog e publicist, që u nda vjet nga jeta, papritur, nga një sëmundje e rëndë, është një prej bijve simbol të Shkodrës.

Bashkia e qytetit nën kujdesin e kryetares, Voltana Ademi, e ka përkujtuar Profesor Gilmanin me një ekspozitë fotografike në Pedonalen e qytetit. ‘Gili, biçikleta dhe natyra’, titullohet ekspozita e cila ka ekskluzivisht foto të Gilmanit me biçikletën e tij, vetëm, me miq apo familjarë, duke ‘pushtuar’ maja malesh apo thjesht duke pozuar.