Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Në këtë përmbledhje janë “fotografuar” momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij “tranzicioni të përhershëm”. Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik. Me anë të mendimit kritik autori analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat.
Duke u bazuar në rezultatet e fundit të psikologjisë konjitive edhe Bakalli, si shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme (sidomos për studentët), të praktikojmë një mënyrë të menduari kritike sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacionesh. Ai e sheh mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksionalisht; pra për t'i përdorur këto aftësi si një udhërrëfyes për sjelljen tonë.
Prandaj mendimi kritik nuk përfshin vetëm marrjen dhe memorizimin e informacioneve e nuk përfundon në zotërimin e një ose disa aftësive që do të përdoren vetëm një herë, por përkon me përdorimin e këtyre aftësive që do të zbatohen në vazhdimësi. Për të arritur një mendim kritik, autori nuk ndjek një radhë hapash të detyrueshëm: ai paraqet opinionet e ndryshme mbi çështjen që është duke shqyrtuar, duke e analizuar atë në çdo aspekt. Duke shqyrtuar argumente që përdoren për të mbështetur çështjen ai e nënndan çdo argument në përbërësit e tij themelorë, pra në propozime të thjeshta dhe vlerëson pasojat e çdo propozimi.
Gjatë leximit shohim se si autori mundohet të zvogëlojë paragjykimet në mënyra të ndryshme, ai shpesh shtron pyetje të cilat fillojnë me përemrin pyetës “çfarë” si: “Çfarë do të thotë kjo?” në vend që të mbetet i gozhduar në pyetjen “Si është e mundur që kjo gjë është në kundërshtim me atë që kam besuar gjithmonë?”. Paragjykimet, stereotipet dhe iluzionet konjitive vazhdojnë të veprojnë në mendjen njerëzore me prepotencë e futen deri në shpirt, por një mendimtar kritik duhet të jetë në gjendje të dallojë situatat në të cilat është me vend t’i frenojë. Leximi dhe studimi i përmbledhjes së publicistikës së prof. Bakallit është sigurisht një ushtrim i vlefshëm për të zhvilluar mendimin kritik.
Autori
Gilman BAKALLI (Shkodër, 1967 – Tiranë, 2016), opinionist, përkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. në Shkencat Filologjike, është diplomuar në Universitetin Karl-Franzens, Graz (Austri). Ka punuar si lektor në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në UET (Universiteti Europian i Tiranës). Ka dhënë mësim për më shumë se 8 vjet në UET dhe është specializuar në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. Ka përkthyer nga gjermanishtja: “Hyrje në teorinë e letërsisë”, T. Eagleton (Camaj-Pipa, Shkodër, 2005), “Ftesë për të filozofuar”, J. M. Bocheński (Shkodra University Press – Prishtina University Press, 2000), “E gjithë jeta është zgjidhje problemesh”, Karl R. Popper (Camaj-Pipa, Shkodër, 2002). Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-vjeçar 2005 – 2009. Në vitin 2016, u emërua Administrator i DEKRA Group në Tiranë. “Alfabeti i tranzicionit” ka qenë libri i parë që u publikua nën përkujdesjen e UET-it, të cilin autori arriti ta përfundonte pak kohë përpara ndërprerjes së punës në mënyrë të papritur. “Mendimi kritik i një qytetari” është një përmbledhje me publicistikën e zgjedhur të autorit, që botohet nga “Botime Pegi” me rastin e dyvjetorit të ndarjes së autorit nga jeta.
Fragmente nga libri
1) Mbas gjashtëmbëdhjetë vitesh pluralizëm, që vetëm pluralizëm nuk mund të quhet, një gjë shihet me siguri: alternativa progresiste nuk pati e nuk ka. Këtij populli nuk iu dha asnjëherë mundësia të zgjidhte alternativën më të mirë, sepse ajo nuk iu ofrua asnjëherë, por thjesht alternativën më pak të keqe. Kjo është diçka me të vërtetë pikëlluese. Nëse demokracia është fjalë, premtime, kongrese e konferenca partie, mitingje, show televizivë, postera që vlejnë miliona, atëherë mund të themi pa frikë se realiteti ynë politik është më demokratiku në botë. Por, mjerisht, e dimë që nuk është kështu. E djathta duhet të jetë e djathtë, e majta duhet të jetë e majtë. Nëse e djathta dhe e majta janë duar, trupi mbetet të jetë populli. Nëse dora e djathtë bën punën e së majtës dhe e majta bën punën e së djathtës, atëherë i tërë trupi humbet ekuilibrin dhe nuk bën dot përpara. Dhe ky është qëllimi: të bëjmë përpara.
2) Nuk dimë të diskutojmë pra, sepse thelbi ynë dhe i politikës sonë nuk është logosi por patosi. Prandaj kemi pasur dhe kemi me bollëk poetë, por pak filozofë. Jemi gjenialë në patetizëm, por të vobektë në arsyetim. Nuk dimë të diskutojmë sepse, në thelb, nuk e pranojmë pyetjen. Nuk pyesim! Duam të shkojmë në Evropë, por jemi të vetmit evropianë, të cilët vendosmërinë e tyre për diçka e shprehin duke thënë “nuk pyes unë!” Mirëpo kush nuk pyet, nuk pranon dialektikën dhe pa dialektikë nuk ka as debat e as konflikt.
3) Teatri i politikës shqiptare është mbushur me dashnorë mediash, me dashnorë të fjalës së lirë, me flirtues, me tundues e përdhunues të fjalës së lirë, të cilët fjalën e lirë e konsiderojnë si e drejta për të shpërndarë në hapësirë budallallëqe dhe ligësi. Pa u ndëshkuar, sigurisht! Skena e këtij teatri pret prej kohësh të dashuruarit e fjalës së lirë. Të dashuruarit me fjalën e lirë! Ato që, fjalën e lirë e ndjekin nga pas, pa mundur ta kapin asnjëherë e që bash për këtë arsye s’reshtin së ndjekuri
4) [...] virtyti që na ka munguar, ose më mirë që nuk është manifestuar edhe me aq dinjitet që nga koha e rrëzimit të diktaturës, është guximi qytetar. Kemi parë guxim në mosrespektimin e ligjit, guxim në shkeljen e të drejtave, guximin në arritjet e niveleve të reja të korrupsionit, guxim në zgjerimin e përmasave të kriminalitet, guxim në tjerrjen e mashtrimeve të mëdha financiare, etj. Pra, kemi parë gjithfarë mutacionesh të konceptit mbi guximin, por atë lloj guximi që lipset për një vend demokratik, atë për të cilin ia vlen të flitet përnjëmend, atë që e shtyn përpara një shoqëri njerëzore, nuk e kemi parë. E kam fjalën për guximin qytetar. [...]Në një shoqëri të përparuar njerëzore, ka vetëm një lloj guximi, ai që quhet guxim qytetar.
5) Identiteti në Shqipëri është gjithnjë në modë dhe do të vazhdojë të ngelet në modë. Ai është një armë e komuniteteve numerikisht të vogla kulturore e fetare, të cilat, të frikësuara se mos zhduken në detin e madh të komuniteteve numerikisht dominuese e ushqejnë histerikisht kultin e diferencës. Por në të njëjtën kohë, identiteti është një armë edhe në duart e komuniteteve numerikisht të mëdha kulturore e fetare, të cilët ushqejnë dëshirën e lavdërueshme për t’i kthyer vëllezërit në shtëpinë e Zotit të tyre. Qeveritë e shteteve të varfra e duan identitetin për ta mbajtur popullsinë të nënshtruar edhe pa ia siguruar mirëqenien e premtuar, ashtu si edhe qeveritë e shteteve të pasura e duan identitetin sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e kufijve. Shkurt, identiteti është gjithmonë në modë dhe, sa më fiktiv të jetë, aq më shumë adhurohet ai.
6) Sot, në shoqërinë e konsumit, duhet pranuar se ekziston një farë prirjeje për ta minimizuar rolin e librit që buron nga ritmet e reja të jetës, rritja e vrullshme e mundësive për informacion, nga përparimi galopant i elektronikës dhe teknologjisë në përgjithësi, nga zhvillimi dhe imponimi i pandalshëm i kinematografisë, nga rritja e mundësive për t’u dëfryer nëpërmjet gjithfarësoj mënyrash të tjera, etj.. Emocioneve të dikurshme që na shkaktonte kontakti me librin, ia kanë zënë vendin lirshmëria dhe qetësia e ftohtë, me të cilin lexuesit e shfletojnë një libër, i hedhin një sy të shkujdesur para e prapa (ku ndodhet çmimi) dhe e hedhin mbrapsht mbi tezgë. Natyrisht pa harruar të bëjnë edhe gjykime dhe komente për cilësinë e dobët të letrës, shkrimtarit, përkthyesit, çmimit të lartë etj...
7) Një libër tradicional është si një organizëm i gjallë, i cili merr frymë, mbart mbi vete shenjat dhe aspiratat e kohës së tij. Është memorie dhe dëshmi shpirtërore dhe filozofike e një epoke, e një brezi të caktuar. Kur prekim një libër të shtypur në letër, na duket sikur prekim personazhet e ndryshme, dhimbjet, vuajtjet, gëzimet, sakrificat e tyre. Përveç kësaj, kush mund ta imagjinojë një shtëpi pa bibliotekë personale? Vetmi absolute! Një libër i shkruar në letër është një mysafir i shtrenjtë dhe i përhershëm në bibliotekën time personale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
