Flash News

KRYESORE

“Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE-së”/ Gratë e Astirit protestojnë kundër ambasadorit Borchardt

“Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE-së”/ Gratë e Astirit

Disa qytetare gra të zonës të Astirit po protestojnë në sheshin ‘Nënë Tereza’ kundër ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

Protesta vjen pas gjestit që ai bëri  në 13 tetor, kundrejt banorëve të Unazës, të cilët nga ana e tyre protestonin kundër qeverisë për prishjen e banesave, duke iu ngritur gishtin e mesit.

"Borchardt zhduku nga Shqipëria”- është thirrja e tyre.

"Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE-së,"-shkruhet në një prej pankartave.

Një ditë pas incidentit ambasadori kërkoi të falur në rrjetet sociale ku shkruante:

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.”

Për veprimin e tij reagoi edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke u shprehur do të merren masa disiplinore.

Të fundit