Flash News

KRYESORE

Gjana: Më 15 korrik caktojmë qendrat e votimit për mbi 100 mijë anëtarë

Gjana: Më 15 korrik caktojmë qendrat e votimit për mbi 100

“Anëtarët që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, por nuk kanë emrin në regjistrin elektronik, të paraqiten brenda datës 12 korrik pranë degëve të PD, pasi do futen në një listë shtesë për të bërë të mundur votimin në datë 22 korrik, njoftoi Jemin Gjana, kreu i Komisionit Elektoral të Partisë Demokratike për zgjedhjet e kreut të ri të PD-së. Sipas komisionit, të gjithë ata që kanë kartë nga viti 1991, por nuk e gjejnë emrin në regjistrin e anëtarësisë të paraqiten për t’u regjistruar e për t’u bërë pjesë e listës për votim.

“Komisioni elektoral i Partisë Demokratike njofton se: Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti ’91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri në datë 12 korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin më 22 korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH”, thuhet në njoftimin e komisionit elektoral të PD-së.

Sipas Gjanës janë mbi 100 mijë anëtarë të regjistruar që kanë kartën dixhitale, por që kësaj liste pritet t’i shtohen edhe të tjera, pasi bëhet fjalë për anëtarët e PD-së, që mbartin kartën e anëtarësisë që nga viti ’91 e këtej. Z.Gjana pohon se procesi po ecën normalisht dhe se më datën 12 korrik do të përpilohet lista shtesë e anëtarësisë së vjetër, e cila pret të shtojë numrin e anëtarësimeve në PD, që pritet të votojnë në 22 korrik për kreun e ri të PD-së. Para pak ditësh, ky komision pas mbledhje së parë të tij nxori një udhëzim të posaçëm për procedurat zgjedhore. Sipas udhëzimit, në çdo degë të PDSH-së në rrethe do të ngrihet një qendër votimi.

 

Të fundit