Flash News

KRYESORE

Gjashtë kandidatët që pritet të marrin të hënën mandatet e deputetëve

Gjashtë kandidatët që pritet të marrin të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik rendin e ditës për mbledhjen që do të zhvillohet të hënën e 11 marsit. Në këtë mbledhje, që nis në orën 12:00, pritet të marrin mandatet e deputetëve gjashtë kandidatë nga listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për: Lefter Maliqin, Majlinda Halilajn, Ligoraq Karamelon, Ediola Brahën, Edlira Hysenin dhe Elda Hotin.

Këta persona do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, pas vendimit të PD dhe LSI për të djegur mandatet.

Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje të KQZ-së do të regjistrohen katër parti për zgjedhjet lokale të 30 qershorit: Partia Uniteti Kombetar; Partia Socialiste e Moderuar; Partia Emigracioni Shqiptar; Partia Kombetare Konservatore Albania.

Të fundit