Flash News

KRYESORE

Gjashtë nga të arrestuarit e grupit ‘Bajri’ kundër vendimit të gjykatës, kërkojnë lirinë

Gjashtë nga të arrestuarit e grupit ‘Bajri’ kundër

Gjashtë nga nëntë personat e arrestuar si pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’ kanë dalë kundër masës “arrest me burg” dhënë nga gjykata ditë më parë.  Ata kanë kanë kërkuar lirinë.

Ankimet e gjashtë të arresuarve u depozituan në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.

Ankimet u bënë nga:

Safet Bajri,

Ilir Rustemi,

Emrah Plaku,

Ismet Idrizi,

Denis Brajoviq;

Klaudio Hoxhalli.

Kujtojmë që grupi “Bajri” prej 9 personash akuzohet trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë vepritari të tjera të paligjshme.

Ata rranë në pranga të policisë nga aksioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë.

Të fundit