Flash News

KRYESORE

“Gjashtë sy dhe një dorë”, mediat gjermane ‘zbehin’ kualifikimin e Real Madrid

Përballja e djeshme mes Real-Mardid dhe Bayern, që u mbyll me barazimin 2-2 duke çuar automatikisht në finale madrilenët për shkak të fitores së tyre në ndeshjen e parë, nuk është kaluar pa ironi e polemika.

Kjo për shkak se futbollisti Marcello preku me dorë topin dhe arbitri nuk dha 11-metërsh për bavarezët.

Mediat gjermane në faqet e para të gazetave sportive kanë shkruar “Gjashtë sy dhe një dorë”, duke lënë të kuptohet se në ndeshjen e djeshme ekipi i bardhezinjve të Zidane ishte i favorizuar nga arbitri.

Gjithashtu nuk kanë munguar ironitë edhe nga ana e mediave katalanase, të cilat kanë shkruar “Në finale me stilt ë pastër madrilen”.

Kujtojmë se edhe ndeshja e parë mes Realit dhe Bayern pati polemika të ngjashme për arbitrin që sërish ishte në anën e madrilenëve.

Të fundit