Flash News

KRYESORE

Gjashtë të vdekur në Çeki pas shpërthimit në një uzinë kimike

Gjashtë të vdekur në Çeki pas shpërthimit në

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit, sot në mëngjes, që ndodhi në një uzinë kimike në Kralupy-nad-Vltavu, 30 kilometra në veri të Pragës, njoftuan shërbimet zjarrfikëse.

“Kemi marrë njoftimin për gjashtë të vdekur dhe shumë persona të tjerë të plagosur”, deklaroi zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës, Vladimira Kerekova, e cituar nga agjencia çeke e lajmeve, CTK.

Spitali i Pragës ”Vinohrady” njoftoi zbatimin e një plani urgjence dhe përgatitjet për pritjen e një numri të madh pacientësh.

Shpërthimi ndodhi në një uzinë të kompanisë ”Synthos”, e specializuar për prodhimin e kauçukut sintetik dhe të polistirenit.

Të fundit