Flash News

KRYESORE

Gjasula shënon golin e dytë në Bundesligë, Abrashi triumfon në shtëpi

Gjasula shënon golin e dytë në Bundesligë, Abrashi triumfon

Klaus Gjasula sot ka shënuar golin e dytë në Bundesligë duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme Paderbornit. Kapiteni e gjeti rrjetën me kokë golin e barazimit në fushën e Schalke 04.

Mesfushori i kombëtares shqiptare i dha një pikë skuadrës së tij, por ende e sheh veten në vend të fundit, teksa ndeshja e radhës është ndaj Hertha Berlin.

Freiburg, ndërkohë, u rikthye te fitorja pas dy humbjeve duke fituar në shtëpi kundër Hoffenheim. Ekipi i Amir Abrashit triumfoi 1-0 me mesfushorin kuqezi si titullar.

Werder Bremen i Milot Rashicës vinte nga një triumf fantastik në Kupë përballë Dortmundit, por sot u mund në fushën e vet nga Union Berlin. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Werderin në Bundesligë.

Të fundit