Flash News

KRYESORE

Gjatë tërmetit në studion e 'Rudinës', Petri Bozo jep këshillat e së ëmës

Gjatë tërmetit në studion e 'Rudinës', Petri Bozo

Sot pasdite është regjistruar një tjetër tërmet i magnitutës 4.5 rihtër, i cili ka alarmuar paksa qytetarët pas atij të orëvë të para të mëngjesit.

I ftuar në "Rudina" në Tv Klan ka qenë regjisori Petro Bozo, i cili ishte  aty për të folur për “Miss Shqipëria 2020”.

Megjithëse Bozo ka qenë rrugës për tek "Rudina", tërmetin nuk e ka ndjerë i biri i Luljeta Bozos, madje ai ka dhënë dhe këshillat e së ëmës:

"E para, më ka thënë se duhet të jesh gjakftohtë në momentin e parë që bie tërmeti, duhet të ruash gjakftohtësinë absolutisht, duhet të gjesh vendet më të sigurta që akoma mbajnë gjatë lëkundjeve, të cilat janë poshtë arkitrarëve, poshtë dyerve ose poshtë ndonjë tavoline, të fortë, jo qelqi. Kështu që kjo është, paniku është i tmerrshëm. Duhet patjetër që të jesh shumë gjakftohtë."

Të fundit