Flash News

KRYESORE

Gjatë vitit 2018 janë realizuar 85 miliardë thirrje robotike, mashtrimet më të përhapura

Gjatë vitit 2018 janë realizuar 85 miliardë thirrje robotike,

Rreth 85 miliardë thirrje robotike janë realizuar gjatë vitit 2018.  “Prej tyre spikatin mashtrimet me llogaritë bankare dhe kartat e kreditit”, thotë ‘Hiya’, një kompani e cila krijon aplikacione për t’u mbrojtur nga thirrjet e padëshiruara.

Sipas raportit të Hiya-s, mashtrimet me thirrje robotike u rritën me 325% krahasuar me një vit më parë. Parashikimet e kompanisë bazohen në analizën e 12 miliardë thirrjeve në muaj globalisht.

Britania, Spanja, Italia, Franca dhe Argjentina ishin vendet me numrin më të lartë të thirrjeve robotike. Thirrjet robotike janë shndërruar në fitimprurëse, sepse mashtruesit po manipulojnë mijëra viktima.

Mashtrimet më të përhapura janë:

  • Mashtrimet me llogaritë bankare, ku telefonuesi pretendon se është zyrtar i një institucioni financiar duke kërkuar informacion rreth llogarive
  • Pengmarrje dhe rrëmbime. Telefonuesi pretendon se ka rrëmbyer një anëtar të familjes suaj dhe kërkon një shumë parash
  • Kartat e kreditit. Telefonuesit sillen si zyrtare të bankave
  • Mashtrimi Ëangiri. Janë ato telefonata që joshin njerëzit për ti telefonuar pas në thirrje ndërkombëtare të cilat janë tejet të kushtueshme
  • Mashtrimet me numrat lokalë

Të fundit