Flash News

KRYESORE

Çështja 'Habilaj', Gjebrea përplaset me gazetarët: Ti moj vajzë s'je prokurore të më pyesësh mua!

Çështja 'Habilaj', Gjebrea përplaset me

Deputetja socialiste Elona Gjebrea, e pyetur nga mediat për përfshirjen e saj në çështjen “Habilaj”, ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve. “Përdorni etike, mos vazhdoni me fyerjet e kazanit ..mos vazhdoni lojën e radarëve”, u shpreh Gjebrea.

Ndërsa e pyetur më tej nëse ka udhëtuar në makinën e Habilajve, Gjebera i’u drejtua me tone të ashpra gazetares, “Ti moj vajzë nuk je prokurore të më pyesësh mua në këtë mënyrë!”.

Ish-zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, mohoi lajmin se është thirrur në Prokurori për të dëshmuar për bandën e Habilajve dhe përfshirjen e drejtuesve të policisë në trafikun e dorgës, por shtoi se do të shkojë të dëshmojë sapo t’i thonë.

 

Të fundit