Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Absurde kërkesa e 4 dekanëve për shkarkimin e rektorit; ndërhyrje klanesh politike

Gjekmarkaj: Absurde kërkesa e 4 dekanëve për shkarkimin e

Pedagogu i Universitetit të Tiranës Agron Gjekmarkaj në një lidhje direkte për ‘Fax News’ ka folur revoltën e akademikëve të Univerisitetit të Tiranës dhe ligjin për arsimin e lartë.

Gjekmarkaj u shreh se problemi kryesor është ligji për arsimin e lartë pasi nuk ka përputhje me realitetin, por  qeveria e miratoi me forcën e kartonave.

 “Problemi kryesor është ligji për arsimin që nuk është në përputhje me realitetin. Ligji ka patur probleme të rënda që cënojnë jetën demokratike të universitetit. Këto ditë kemi parë një shfaqje të turpshme, politika dhe pushteti ndërhynë në universitet për interesa të caktuara. Filloi për shkak të pagave por nuk ishte kryesor ky problem, edhe pse ishte fyes, edhe më fyes qëndrimi i disa drejtuesve aktual që thonë se nuk u bë nami pse nuk u pagu paga, por ata kanë dëshmuar integritetin e vet. Janë një sërë problemesh të brendshme, por kërkojmë të hapim dialog meqeverinë për universitetin”, u shpreh pedagogu i Universitetit të Tiranës.

I pyetur nëse reagimi i  pedagogët ka qenë i vonë, Gjekmarkaj u shpreh se ata kanë reaguar që në krye të herës.

“I kanë bërë një rezistencë me argument aplikimit të ligjit siç u miratua, mirëpo qeveria me forcën e kartonave e miratoi, por ligjiet mund të përmirsohen, amendohen, në këtë kontekst në kërkojmë dialog”, tha Gjekmarkaj. Ai e konsideroi gjuhën e kryeministrit si kërcënuese por tha se pedagogët nuk pranojnë shantazhin as kërcënimin.

Agron Gjekmarkaj gjithashtu foli edhe për kërkesën e 4 dekanëve të Universitetit të Tiranës Dhori kule, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha të cilët ditën e djeshme gjatë një konferencë për mediat kërkuan shkarkimin e rektorit Mynyr Koni pasi sipas tyre ka kryer shkelje të ligjit.

Gjekamarkaj i konsideroi dekanët si pjesë të skenarit të qeverisë duke shtuar se Mynyr Koni është zgjedhur me më shumë se 1 mijë vota, ndërsa 4 dekanë janë 4 vota. Ai tha se shpreson që të mos jetë e nevojshme që të shkohet deri tek protesta.

“Ne shpresojmë që mos t’i drejtohemi mjetit të fundit që është protesta por urojmë të dialogojmë. Dje pamë një gjë të shëmtuar. 4 dekanë u ngritën në mënyrë absurde dhe kërkuan të shkarkohet rektori i universitetit, ky është një klan, 4 dekanë janë katër vota, dekanët janë të parët mes të barabartëve ashtu si pedagogët. Është njësoj që unë të marr 8 pedagogë dhe të kërkoj dorëheqjen e 4 dekanëve, ishte skenë  absurde për të përçarë dhe bërë diversion”, tha Gjekmarkaj.

Në lidhje me takimin e Ramës me pedagogët Gjekmarkaj u shpreh se nuk kishin pasur ftesë formale, ndërkohë që shtoi se kërkesën për takim kryeministrit ia bëri Forumi për Lirinë Akademike dhe  Universitare dhe jo senati. Ai tha se Rama në atë takim bëri çfarë deshi dhe foli vetë dy orë ndërsa u dha shumë pak hapësirë pedagogëve.

“Takimin nuk e kërkoi senati.  E kërkoi Forumi për lirinë Akademike dhe lirinë Universitare për të ndarë përgjegjesitë më qeverinë dhe ministrinë e arsimit, ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi përgjegjësitë tona, është akoma momentI për tu ulur, por protestës nuk do ti shmangemi aspak nëse është nevoja. Qeveria ka një pjesë të madhe të saj në bordin e administrimit përfshi dhe Arbian Maznikut që nuk më duket se ka shumë lidhje me botën akademike, kur themi kërkojmë dorëheqjen e bordit e bëjmë sepse ka bllokuar administrimin e Univesitetit, kryeministri u tall por mungesën e shkumsave  është e vërtetë, kemi problem dhe mungesën e letrave”, tha ai.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Ramës se Universiteti i Tiranës është 'bisht i kavallit', Gjekmarkaj shtoi, “Unë të them në bindje se universiteti i Tiranës është më cilësori. Por sigurisht që ka probleme pasi 8 vite është drejtuar keq nga Dhori Kule i cili ishte dje aktor teatral, mendoj që ka përgjegjësitë e veta. Nuk është cilësia por ishin faktor të tjerë që çuan në atë nivel, është e papranueshme që kryeministri të përdorë atë gjuhë, nuk është etike të komunikojmë në këtë mënyrë, nuk pranojmë që të fyhemi as të nënshtrohemi”.

Të fundit