Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Deklarata e Bushatit, alarmi SOS se ‘gomonja’ PS po mbytet

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka vlerësuar deklaratën e anëtarit të kryesisë së PS-së, ish ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, në lidhje me praninë e njerëzve ‘problematikë’ në PS.

Në një shkrim për gazetën Panorama, Gjekmarkaj e ka cilësuar deklaratën e Bushatit një lajm të mirë, pasi sipas tij, në radhët e Partisë Socialiste “kishte vite që sipari i heshtjes e frikës nga Edi Rama kishte rënë si gur varri”.

Analisti tregon madje habi se si askush nga PS-ka nuk ‘pipëtiu’ kur një politikan karriere si Bushati u zëvendësua me një njeri me të shkuar problematike.

“Çudi që askush në atë parti nuk pipëtiu  kur një person me CV të pasur politike, një ministër i Jashtëm, i cili nuk i ka bërë dëme vendit të tij, u zëvendësua si drejtues politik me një person me të kaluar problematike në raport me ligjin, as kur kjo u zbulua. Ky ngjan me kodin e heshtjes së “Omerta”-s që përdorin organizatat mafioze”, shkruan Gjekmarkaj.

Sipas tij, deklarata e Bushatit është sinjali sos i një anije që po mbytet.

“Kjo nuk vlen vetëm për gomonen PS, por edhe për barkën “made in Albania”, shkruan më tej Gjekmarkaj.

Të fundit