Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Rama joserioz, ka rënë pre e një populizmi të pashoq

Gjekmarkaj: Rama joserioz, ka rënë pre e një populizmi të

Analisti Agron Gjekmarkaj nuk e kupton se përse kryeministri Edi Rama në një situatë të tillë kaq kritike qesh.  Ai e quan joserioz kryeministrin, ndërsa i duket absurde që bën propagandë edhe në situatë të tmerrshme për shqiptarët.

“Kryeministri ka një aftësi për të bërë propagandë. Ai ka gënjeshtra gazmore, dramatike, kjo do të ishte gënjeshtra më tragjike. Mua më duket e tmerrshme që ai është joserioz, qesh në një situatë tragjike. Ai është aspak serioz në këtë situatë, duke bërë shaka me qen. Ky ka rënë pre e një populizmi të pashoq. Ky tërmet ka nxjerr fytyrën e vërtetë të babëzisë, të kapitalizmit shqiptar.

Këtu mund të akuzojmë të majtë e të djathtë, duke lejuar të ndërtohet në kënate, në zona bregdetare etj. Kjo tregon sesi në 30 vjet kjo klasë politike ka qenë e zhytur në korrupsion. Mua më duket një kryeministër joserioz. Fatmirësisht Shqipëria ka mbështetjen ndërkombëtare. Sa i takon kryeministrit, mendoj se prapë është i gënjeshtërt”, tha Gjekmarkaj në “Real Story” në News 24.

Të fundit