Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj tregon arsyet se përse opozita nuk duhet të vijojë rrugën e protestave

Gjekmarkaj tregon arsyet se përse opozita nuk duhet të vijojë

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se opozita nuk ka më arsye që të vijojë rrugën protestave, pasi kriza ka dalë jashtë kufijve të vendit. Tani janë ndërkombëtarët ata që po monitorojnë situatën, ndërsa shton se detyra e opozitës është të marrë pjesë në reformën zgjedhore.

“Kriza ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe i takon një tjetër arbitri. Në këtë pikëpamje, opozita nuk ka arsye pse e vijon rrugën e forcës dhe protestave. Gjë çdo monitorohet dhe shikohet nga ndërkombëtarët, kryesisht Bundestagu gjerman, jo thjesht për të hapur negociatat, por për të qenë një demokraci modeste, e thjeshtë.

Pjesëmarrja e opozitës në Reformën Zgjedhore është gjëja e duhur, nuk është kthim në sistem, pasi opozita nuk kishte dalë plotësisht nga sistemi. Unë e lexoj si pozitive këtë. Edhe nëse palët ulen, siç u ulën në Maqedoni, nuk ka problem. Por, nuk e shoh këtë vullnet nga Rama, siç bëri Zaev.

Rama nuk po bën asgjë, përkundrazi ka angazhuar batalionët e shumtë që ka, për t’i lëshuar ndaj opozitës. Ne duhet të shkojmë drejt një pakti kombëtar, se me këtë rrugë nuk do t’i arrijmë dot kushtet për të hapur negociatat. “, tha Gjekmarkaj në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit