Flash News

KRYESORE

Gjenden 4 kallashnikov të groposur në parkun “Rinia

Gjenden 4 kallashnikov të groposur në parkun “Rinia

Një punëtor ndërtimi ka gjetur të groposura 4 armë kallashnikov në Parkun Rinia në qytetin e Elbasanit.

“Më datë 30.10.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një punëtor i firmës së ndërtimit që kryen punimet tek parku “Rinia”,  gjatë punimeve ka konstatuar të groposura, të futura në thasë katër armë zjarri “Kallashnikov”, njofton policia.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje ku bëri sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht 4 armë zjarri Automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krëhëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.

Të fundit