Flash News

KRYESORE

Gjenden 6 kg tritol në Sarandë

Gjenden 6 kg tritol në Sarandë

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpësh tritoli, me peshë totale 6 kg.

Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve në kodrën mbi lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë. Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.

Policia po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit