Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjenden 9 armë pa dokumentacion në zyrën e shefit të Rendit në Elbasan
Një rast i rëndë dhe i paprecedent ka ndodhur në Elbasan ku në zyrën e shefit të rendit të këtij komisariati janë gjetur nëntë armë pa leje.
Sipas "News 24", prej më shumë se 2 vitesh qëndronin 9 armë pa leje, të cilat nuk ishin të pajisura me asnjë procesverbal dhe nuk dihej origjina e tyre.
Para pak kohësh, shefi rendit në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.
Për këtë rast është hapur dhe një hetim ku në ditë në vijim do mësohet më shumë rreth ngjarjes.