Flash News

KRYESORE

Gjenden eshtrat e 4 ushtarëve të pretenduar grekë në Dragot, konsulli Tolios inspekton punimet

Nga gërmimet në fshatin Dragot të Tepelenës, janë zbuluar eshtrat e 4 ushtarëve që pretendohen se janë grekë. Konsulli grek Vasileos Tolios po inspekton nga afër gërmimet për gjetjen e eshtrave. Kujtojmë që ditën e djeshme pati dhe protesta kundër këtyre gërmimeve. Televizioni Alpha i ka kushtuar edhe një kronikë zhvarrosjeve që po kryehen në Tepelenë, ku procesin po e ndjek edhe ambasadorja helene në Tiranë, Eleni Surani, e cila e quajti “një moment historik, sepse këta janë viktimat e fundit të rënë në Luftën II Botërore”.

Ditën  e djeshme Kolonel Dritan Demiraj, ish-komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë dhe ushtaraku profesionist më i graduar në Shqipëri, ka reaguar në një prononcim për Politiko.al lidhur me varrin e 'ushtarit grek' të gjendur në Dragot të Tepelenës.

Demiraj thotë se bëhet fjalë për varin e një ushtari italian, dhe kjo është e qartë si nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon. Demiraj, që ka mbajtur për disa muaj postin e ministrit të Brendshëm thotë se grekët vazhdojnë ende të pompojnë historitë e gënjeshtrave.

Të fundit