Flash News

KRYESORE

Gjenden notizime muzikore të trashëgimisë sonë shpirtërore që i përkasin shek. XVII-të

Akademiku Vaso Tole ka bërë publik zbulimin që “do të sjellë refleksione të reja për vlerat dhe popullarizimin ndërkombëtar të trashëgimisë sonë muzikore popullore!” Ja postimi i Toles:

“Duket se tre këngë folklorike shqiptare, pjesë e trashëgimisë në dorëshkrim e muzikologut Ali Ufki alias Wojciech Bobowski (1610-1677), të zbuluara nga etnomuzikologe Dr. Judith Haug e shtyjnë datën e transkriptimeve të muzikës popullore shqiptare në vitin e largët 1650.

Etnomuzikologia gjermane Dr. Haugh përmes studimeve të saj dhe gjuhëtari ynë prof. Dr. Bardhyl Demiraj përmes studimit “Regjistrimet më të hershme të folklorit muzikor shqiptar” (ca.1650) të botuar fillimisht tek revista “Zani i naltë”, nr. 16, fq. 16-29, kanë hequr edhe pikën më të vogël të dyshimit për vërtetësinë e këtyre dorëshkrimeve që përmbajnë këngë popullore shqiptare të notizuara në vitin 1650 nga Ali Ufki në Stamboll!.

Zbulim që padyshim do të sjellë refleksione të reja për vlerat dhe popullarizimin ndërkombëtar të trashëgimisë sonë muzikore popullore!”

Të fundit