Flash News

KRYESORE

Gjendet e pajetë 30-vjeçarja gjermane në rrugën e “Elbasanit”, detajet e para nga policia

Gjendet e pajetë 30-vjeçarja gjermane në rrugën e

Një shtetase gjermane është gjendur e pajetë në banesën e saj në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, ndaj 30-vjeçares gjermane nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane , rreth 30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.

Të fundit