Flash News

KRYESORE

Gjendet e pajetë një grua në bregdetin e Durrësit

Gjendet e pajetë një grua në bregdetin e Durrësit

Në lagjen nr13, në bregdetin e Durrësit është gjetur e pajetë një shtetase e paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte rreth 70-vjeç, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza. Ndërsa nga raportimet mësohet se në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

Të fundit