Flash News

KRYESORE

Gjendet e pajetë një grua pranë liqenit të Sharrës në Tiranë

Gjendet e pajetë një grua pranë liqenit të Sharrës

FOTO ILUSTRUESE

Gjendet e pajetë një grua pranë liqenit të Sharrës në Tiranë këtë mëngjes.

Sipas të dhënave të para, gruaja është rreth 45 vjeç dhe ende nuk dihet identiteti dhe shkaqet e vdekjes së saj.

Dyshohet se gruaja është goditur me sende të forta, pasi janë konstatuar shenja në dhunë në pjesën e kokës.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës, pasi kanë konstatuar trupin e pajetë të së ndjerës. Pritet që në orët në vijim të zbardhen të tjera detaje nga policia në vendin e ngjarjes.

Njoftimi paraprak:

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Të fundit