Flash News

KRYESORE

Gjendet i mbytur në Mullet 68-vjeçari, dyshimet e para të policisë

Gjendet i mbytur në Mullet 68-vjeçari, dyshimet e para të

Një 68-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në orë e para të mëngjesit të sotëm në Mullet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25 të ditës së sotme dhe në trupin e shtetasit me inicialet Sh.P., nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Njoftimi nga Policia:

“Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Të fundit