Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë një 25-vjeçar brenda në banesë

Gjendet i pajetë një 25-vjeçar brenda në banesë

Një 25-vjeçar i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Roskovec.

Sipas njoftimit të policisë, dyshimet e para janë se i riu ka vrarë vetem me armë zjarri tip pistoletë.

Nuk dihet ende arsyet e kësaj ngjarjeje ndërsa grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë;

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Të fundit