Flash News

KRYESORE

Gjendet i plagosur në rrugë 28-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i plagosur në rrugë 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar është gjetur i plagosur në një rrugë në Genova të Italisë, nga një punonjës sigurie, i cili ka vërejtur 28-vjeçarin të shtrirë përtokë, ndërsa më pas ka njoftuar policinë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar me urgjencë në spitalin ‘Villa Scassi’. Sipas raportimeve, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ai kishte marrë një plagë në bark dhe një në këmbë, ndërsa nuk jetonte në Genova, por kishte qenë për vizitë tek vëllai i tij.

Të fundit