Flash News

KRYESORE

Gjendet i vetëvarur një shqiptar në burgun grek

Gjendet i vetëvarur një shqiptar në burgun grek

Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë në një burg grek. Sipas mediave greke, në ambientet e paraburgimit të Agiou Nikolaou në Kretë një shqiptar u gjet sot i vetëvarur.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, por për të ka qenë shumë vonë, pasi shqiptari, ende i paidentifikuar, kishte ndërruar jetë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa një ditë më parë një tjetër shqiptar, Albert Baku u vra në burgun e Koridhalos në Athinë.

Të fundit