Flash News

KRYESORE

Gjendet në Maqedoni peshkatari i humbur në Pogradec

Gjendet në Maqedoni peshkatari i humbur në Pogradec

Është gjetur në Maqedoni peshkatari i cili humbi kontaktet me familjarët. Burime nga policia bëjnë me dije se 58-vjeçari me iniciale D.M është gjetur me varkë në pjesën maqedonase.

Ka qenë policia e shtetit fqinj, e cila pasi është vënë në kërkim të tij, ka mundur ta gjejë.  Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë që shtetasi me iniciale D.M, rreth 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, u shpall i humbur  mëngjesin e sotëm.

Të fundit