Flash News

KRYESORE

Gjendet një minë e luftës së Dytë Botërore në Vlorë

Peshkatarët e Vlorës kanë zbuluar një minë të Luftës së Dytë Botërore. Mina ishte kapur nga rrjetet e peshkatarëve dhe fatmirësisht nuk shpërtheu.

Anija është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme ndërkohë që ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues ka bërë apel për ndihmë teksa ka kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.

Pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e kontrolluar të minës detare

Të fundit