Flash News

KRYESORE

Gjendet një minë kundërtank në Qafë- Morinë

Ditën e sotme në aksin Kamenicë- Qafë Morinë është gjetur një minë kundërtank. Policia bën me dije se mina është konstatuar 1.5-2 km nga  Qafë Morina.

Sipas saj ajo është një "minë kundërtank me flatra me gjatësi 60-70 cm e me ngjyrë ushtarake".

Shërbimet e Policisë Kufitare të Migracionit ndërkohë  po e mbajnë në ruajtje Objektin.

 Prefektura ka kërkuar  ndihmë dhe asistencë teknike të Ministres së Mbrojtjes, për asgjësimin e këtij objekti në një kohë sa më të shpejtë me qëllim parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme.

 

 

Të fundit