Flash News

KRYESORE

Gjendet një trup i pajetë në malin e Dajtit

Gjendet një trup i pajetë në malin e Dajtit

Një trup i pajetë është gjetur sot në një zonë të pyllëzuar të Dajtit në Tiranë.

Burime të policisë bëjnë me dije se trupi i pajetë dyshohet se ndodhet prej një jave në atë zonë dhe është pikasur sot nga një kalimtar i cili ka njoftuar menjeherë policinë.

Sipas policisë viktima dyshohet të jetë vrarë dhe më pas të jetë djegur.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit