Flash News

KRYESORE

Gjendet një trup i pajetë në mbetjet e avionit të Emiliano Sala

Gjendet një trup i pajetë në mbetjet e avionit të Emiliano

Avioni me të cilin udhëtonte sulmuesi i ekipit të Cardiff City, Emiliano Sala, është gjetur në fund të kanalit të La Manshit pas gati dy javësh kërkime.

Në mbetjet e avionit tip “Piper PA 46”, është gjetur një trup njeriu por ende nuk është e qartë nëse është trupi i sulmuesit Sala apo i pilotit.

Ky lajm është bërë i ditur nga Departamenti Britanik i Transportit, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.

Trupi i pajetë është gjetur gjatë inspektimit të fundit të avionit në fund të detit dhe menjëherë janë njoftuar familjet e Emiliano Sala dhe pilotit. Ndërkohë autoritetet britanike po vazhdojnë kërkimet për  trupin tjetër.

Kujtojmë që Avioni i Emiliano Sala në të cilin ndodhej vetëm sulmuesi dhe piloti, u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit, pikërisht mbi kanalin e La Manshit.

Kërkimet për futbollistin vijuan prej ditësh, për t’u pezulluar më pas nga autoritetet britanike, ndërkohë që familjarët i vijuan ato.

Në kërkimet për gjetjen e avionit dhanë kontributin e tyre 4.500 persona, mes të cilëve kishte edhe një sërë futbollistësh me emër, duke grumbulluar në total 300 mijë euro.

Emiliano Sala la skuadrën e Nantës për të shkuar te Cardiff City, me klubin uellsian që pagoi 17 milionë euro për kartonin e tij.

Të fundit