Flash News

KRYESORE

Gjendet pas 5 ditë kërkimesh trupi i pajetë i aktores Naya Rivera

Trupi i Naya Rivera është gjetur në liqenin Peru. Zyrtarët e Qarkut Ventura thanë të hënën se një trup ishte gjetur në liqen, dhe burimet pranë TMZ kanë konfirmuar se në të vërtetë bëhet fjalë për trupin e pajetë të aktores. Pritet që shumë shpejt kjo të bëhet publike nga autoritetet e policisë në një konference për shtyp. Naya dhe djali i saj 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, po notonin në Liqenin Piru kur diçka e tmerrshme ndodhi të mërkurën. Josey u kthye në barkë dhe kur autoritetet arritën për një kontroll, ai u tha atyre se ai dhe nëna e tij po notonin dhe ai nuk e dinte se çfarë i ndodhi asaj. Që prej të mërkurës, forcat policore kanë qenë në kërkim të trupit të saj dhe fansat luteshin për ndonjë mrekulli, që në fakt nuk ndodhi. Në moshën 33-vjeçare, aktorja Naya Rivera humb jetën si pasojë e mbytjes në lumin ku po bënte xhiro me varkë me të birin. Lexo edhe: Del shëtitje me varkë me të birin, aktorja deklarohet e humbur dhe dyshohet se është mbytur Publikohen pamjet para se aktorja Naya Rivera të zhdukej në liqenin në Kaliforni, shuhen shpresat se mund të gjendet e gjallë

Të fundit