Flash News

KRYESORE

Gjendet qypi me flori në bodrumin e teatrit “Cressoni”

Një qyp me flori është gjetur në bodrumin e teatrit “Cressoni” në Como të Italisë nga disa punëtorë. Brenda tij kishte monedha të vjetra romake.

“Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes. Kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që më mbush me krenari” – tha ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp.

Monedhat e gjetura janë transferuar në laboratorin e restaurimit Mibac në Milano, ku arkeologët dhe restauruesit do t’i shqyrtojnë ato.

Të fundit