Flash News

KRYESORE

Gjendet shishja e grabitur e Vodkës 1.3 milionë dollarë

Shishja më e kushtueshme e vodkës në botë, e cila u vodh të martën nga një lokal, u gjet e boshatisur në një zonë ndërtimi në Kopenhagen. Shishja kushton 1.3 milionë dollarë, përbëhet nga ar dhe argjent dhe ka një kapak të dekoruar me diamante.

Shishja u gjet e padëmtuar, ndërkohë që pronari i lokalit tha se vlera e shishes mbetej e pandryshuar, edhe pse tani ishte bosh.

Shishja i ishte dhënë me qira një lokali në kryeqytetin danez, i cili shfaqte një koleksion vodkash. Shishja është përfshirë edhe në një episod të serialit “House of cards”, si dhuratë nga presidenti rus për homologun e tij amerikan.

Të fundit