Flash News

KRYESORE

Gjendet thesari mbi 1 mijë vjeçar në Izrael (VIDEO)

Gjendet thesari mbi 1 mijë vjeçar në Izrael (VIDEO)

Dy adoleshentë izraelitë kanë zbuluar një thesar prej qindra monedhash ari që datojnë 1.100 vjet më parë, raporton CNN.

Adoleshentët, të cilët po merrnin pjesë në shërbimin kombëtar para-ushtarak, fillimisht menduan se kishin zbuluar disa gjethe brenda një kavanozi, të varrosura në tokë. "Ishte e mahnitshme. Unë po gërmoja në tokë kur papritur pashë dicka si gjethe ,shumë të hollë," tha Oz Cohen, një nga të rinjtë që gjeti monedhat, në një deklaratë.

"Kur i vështrova sërish përsëri, pashë që këto ishin monedha ar. Ishte vërtet emocionuese të gjesh një thesar kaq të veçantë dhe të lashtë".

Robert Kool, një ekspert i monedhave me IAA, tha se monedhat datojnë që nga fundi i shekullit të 9-të kur rajoni ishte nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte një territor nga Algjeria e ditëve moderne deri në Afganistan. Monedhat ishin 425 gjithsej të përbëra prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gram.

"Me një shumë të tillë, një person mund të blinte një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustat, kryeqyteti i pasur  i Egjiptit në ato kohë", tha Kool.

Sipas drejtuesve të sitit të gërmimit, gjetja e një sasie të madhe të monedhave, është jashtëzakonisht e rrallë, pasi ari shpesh shkrihet dhe ripërdoret nga qytetërimet e mëvonshme.

Të fundit